“Ka shpërthyer valë shpifjesh e paparë në portale”, Bejko i shqetësuar: Do i hedh në gjyq, janë shqetësuar familjarët

I ftuar ditën e sotme në “Breaking”, në Top News ka qenë drejtuari politik i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko.

Në fjalën e tij, ndër të tjera Bejko ka treguar se në rrjet ka shpërthyer një valë shpifjesh kundrejt tij.

Këto shpifje, të cilat vijnë nga artikuj të ndryshëm në portale, Bejko i konsideron të gjitha politike dhe i adreson në emër të personave që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka shpërthyer një valë shpifjesh e paparë. Kemi një portal në Gjirokastër ne dhe ai është portal i ish Partisë Demokratike, sepse mbështesin tashmë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai portal shkuan se Roland Bejo ka dalë studio më studio dhe shan Berishën dhe paguhet për këtë gjë.

Njërëzit i besojnë shumë aty në Gjirokastër dhe marrin shumë shpërndarje. Kjo ndodh se Berisha ka kontaminuar të gjithë mjedisnin publik në Shqipëri të komunikimit. Njëri nga portalet më të ndjekur në Shqipëri kishte botuar një lajm që unë isha i implikuar në afera korruptive me Postën Shqiptare. Seç është një Roland Bejko tjetër i linduar gjithashtu në Gjirokastër por nuk jam unë. Unë sapo të mbaroj këtu më pret avokati sepse do e hedh në gjyq për shpifje.

Dje është bërë nami dhe janë shqetësuar dhe familjarët.“- tha Bejko./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT