Doli i pari për bashkinë Dibër, kandidati demokrat tregon lidhjen me Monika Kryemadhin

Nga primaret e zhvilluara në Dibër, kandidati fitues nga grupimi Berisha ishte Premtim Kryemadhi, duke marrë 424 vota.

Në emisionin Breaking në Top News, Premtim Kryemadhi u shpreh se primaret ishin një proces i pritur prej 30 vitesh nga PD-ja, pasi gjithmonë kandidaturat e delegonte Tirana, ose emrat e degës nuk merreshin në konsideratë nga qendra.

“Procesi ishte model, ishte hera e parë, demokratët e presin nga viti ’90 që të nxjerrin vetë kandidatët, jo ti delegojë nga Tirana. Ishte hera e parë që u përballëm me primaret. Procesi ishte aq korrekt, me gjithë kushtet e vështira në minus 6. Po të kishte më shumë kandidatë do të ishte më e mirë e larmishme, por u tërhoqën”, tha Kryemadhi.

Më tej ai u përgjigj pyetjes se nëse kishte lidhje me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila është edhe me origjinë nga Dibra.

“Zonja Kryemadhi nuk jemi shumë të afërt, jemi të një fisi, është nga i njëjti fshat nga ku e kam edhe unë origjinën. Pozicionet politike janë të ndryshme, kemi bashkëpunuar kur kemi qenë në koalicion. Unë do të kandidoj me logon e PD-së, ose me logon e koalicionit, unë do të përfaqësoj demokratët dhe më pas të tjerët”, u shpreh Premtim Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT