120 mijë euro karburant për udhëtime? Rama i përgjigjet PD: Produkt i aritmetikës se si ulen 5004 delegatë në 1958 karrige

Kryeministri Edi Rama ‘intervistë’ për Partinë Demokratike. Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe akuzave të ardhura nga deputetja e PD-së, Oriola Pampuri.

Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta.  Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve.

-Ne fakt jo, une jam i pari kryeminister ne kete vend qe udhetimet e mia shume te rralla private me familjen, nuk i bej kurre me shpenzimet e shtetit.

A përdore charterin privat  për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? 

Jo, kam perdorur me bilete vajtje-ardhje, uleset ekonomike te Lufthanses, se bashku me gruan dhe djalin e vogel.

-Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? 

Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 Euro.

Kush ka firmosur për udhëtimet e tij?  Kush i ka paguar ato? 

-Mesatarja vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare, te cilat paguhen nga fondi i kryeministrise, eshte me e ulet se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve te paraardhesve te mi, per arsyen e thjeshte se ata udhetonin ne business class ndersa une kam udhetuar thuajse teresisht ne ekonomik, me perjashtim te ndonje rasti te vecante – e njejta gje edhe per ministrat. Nderkohe qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencen e OSBE, u be nje marreveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi per vitin 2021 ishte nen mesataren e viteve te meparshme.

Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve.

Sasia me e larte vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare ka qene 4.623.089 lek ne vitin 2014. Ndersa shifra 120 mije euro karburant per fluturim privat, eshte produkt i te njejtes aritmetike fantastiko-shkencore, qe nga 1958 uleset e Pallatit te Kongreseve nxorri 5004 delegate. Po t’i shumezosh keta delegate me 30 dhe pastaj te zbresesh 30, dalin fiks 120 mije euro karburant per 7×7 brava, baraz 42 fluturime.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT