Bardhi sulmoi “Shtëpinë e Lirisë”, reagon Elona Guri: Paska vjellë vrer furishëm kundër opozitës së vërtetë! Po i cënohen interesat financiare

Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të bëra nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha se ish-ish kryeministri Sali Berisha dhe LSI kanë krijuar  shtëpinë e tyre të përbashkët “NON GRATA”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Guri shkruan se Bardhi ka “vjellë vrer” kundër koaicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 Marsit.

Sipas saj ky koalicion cënon interesat e Lulzim Bashës dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

“Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.

E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e streohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës”, shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT