A do ta ftojë Berisha, Topallin për zgjedhjet për bashkinë e Shkodrës? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha në prezantimin e 6 kandidatëve për kryetar bashkie në 6 njësitë vendore i është përgjigjur gazetarëve dhe për mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet e 6 marsit.

Duke lënë të hapur daljen në një koalicion me LSI-në dhe me partitë e tjera, Berisha u shpreh se logo e kandidatëve nuk do të jetë ajo e PD-së, që zyrtarisht mbahet nga Basha, por do të krijohet e re dhe ajo do të jetë e koalicionit.

“Shtëpia e Lirisë” do të jetë emri i koalicionit, që duket se është huazuar nga Italia, forza e djathtë e Berluskonit.

” Logoja është logo koalicioni. Koalicioni do të quhet shtëpia e lirisë. Shtëpia e lirisë do të ketë logon e vetë. Kjo është normale, në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim. Logon në koalicion, është gjithmonë logo koalicioni. Asnjëherë nuk është logo e një parti. Është gjithnjë që gjendet në aleancë apo koalicion, ato kanë qenë të bëra për koalicionin. Logo zyrtare e konfiskuar të gjithë do të e shohin si të burgosur atë, Edi Rama e ka konfiskuar logon më të fuqishme të një vendi. Do ta çlirojmë sa më shpejt, por tani ne jemi në negociata. Janë në negociata ligji ka disa kritere, po merren specialistët e reformës zgjedhore”, tha Berisha. Ish-kryeministri gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të ftojë demokratët e larguar për t’u bashkuar fushatës në fitoren e 6 bashkive, duke lidhur këtu konkretisht me ish-kryeparlamentaren  Jozefina Topalli. Ajo dukshëm është kundërshtare e Bashës dhe ka ndikim në qytetin e Shkodrës.

“Po, unë do t’i ftoj ato edhe ata do të kontribuojnë në këtë fushatë. Ne kemi deklaruar se PD-ja, hapja e saj ndaj tyre që kanë kontributet e tyre është një ligj i pandryshueshëm në procesin e rithemelimit të PD-së”, theksoi Berisha. Mbetet për t’u parë nëse Topalli do t’i bashkohet kësaj ftese, pasi ndonëse në rrjetet sociale ka mbështetur Foltoren e Berishës ajo nuk është parë të marrë pjesë në takimet e zhvilluar nga ish-kryeministri në Shkodër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT