PAMJE/ U restaurua para 5 vitesh, shembet monumenti i kulturës Hani i Gjelit në Pazarin e Vjetër të Korçës

Çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit, në Pazarin e Vjetër të Korçës është shembur, një tjetër monument kulture i shkatërruar në trashëgiminë kulturore.
Ky monument kulture i kategorisë së parë ka qenë i degraduar, ndërkohë që reshjet e mëdha të borës gjatë ditëve të fundit kanë bërë që e gjithë çatia të bierë në tokë nga pesha e madhe.
Pazari i Vjetër me 140 ndërtesa është i gjithë një monument kulture, dhe krahas investimeve të bëra ndër vite duket se vetëm Hani i Gjelit është lënë në harresë kjo për shkak edhe të mosmarrëveshjeve midis pronarëve të objektit.


