Nikolla: E trishtë të shohësh si ka degraduar PD, sa më e dobët ajo aq më keq…

Në emisioni “Politiko” në Top News mbrëmjen e sotme ishte kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.

Përballë një paneli gazetarësh, si Denis Dyrnjaja dhe Mentor Kikia, Nikolla foli për zgjedhjet e “6 Marsit”, që është dhe tema më e nxehtë aktuale politike në vend.

Sipas Nikollës, duhet të kryhet një proces i drejtë ku qytetaërt të njihen me të gjithë platformat e kandidatëve dhe të zgjedhin si njerëz të lirë.

Ajo tha se pavarësisht nga sa mendohet, qeveria nuk i gëzohet përçarjes së opozitës.

“Sa më e dobët të jetë opozita, aq më e dobët bëhet dhe mirëqeverisja. E trishtë të shohësh degradimin e Partisë Demokratike në këtë farë gjendje. Shfaqjet që pamë, tregojnë se PD nuk është ende gati për të qeverisur,” tha Nikolla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT