“Shtëpia e Lirësë”, Basha reagon ndaj koalicionit: Fijet nxorën strehën e vjetër, emrat që nga dosja e Dibrës

Koalicionin mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit të PD-së të Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Partia Demokratike e quan zyrtarizim sipas saj të “partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama”.

“Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin; Politikën e vjetër; Lajmet e rreme dhe disinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.

Koalicioni Berisha dhe LSI do të mbajë emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe se në të do të bëjnë pjesë edhe parti të tjera, si PDK-ja e Nard Ndokës. Sot LSI depozitoi zyrtarisht kërkesën për regjistrimin e këtij koalicioni.

Deklarata e plotë

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin; Politikën e vjetër;Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen “184”, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;
2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.
Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!
Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT