Nuk u regjistrua në zgjedhje, Mediu: Dy grupet në PD duan përplasje elektorale

Fatmir Mediu shpjegoi në Quo Vadis se përse PR nuk u regjistrua në zgjedhjet lokale.

“Nuk kishim arsye për të marrë pjesë, nuk kishim kandidat apo mundësi për garë”, shtoi kreu i PR.

Mediu tha se ka pasur diskutime me Komisionin e Rithemelimit dhe PD, ku ka kërkuar bashkim të opozitës.

Kemi kërkuar votime paraprake mes kandidatëve të opozitës për të nxjerrë një kandidat të përbashkët. Opozita duhet të rivlerësojë figurat e historisë së saj politike, nuk duhen përjashtuar kontribuesit.

Dule lexuar ate qe po ndodh ne PD, Mediu tha se duket qarte qe dy grupet duan perplasje elektorale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT