“Nuk na intereson kjo opozitë”/ Klosi për koalicionin: Nuk e kuptoj pse s’është dhe PD zyrtare brenda

I ftuar ditën e sotme në Top News në emsionin “Breaking” ka qenë sekretari organizativ i Partisë Sociasliste, Blendi Klosi.

Në fjalën e tij, Klosi ka folur për pozicionin aktual të opozitës përballë mazhorancës në zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen më 6 mars.

“Neve nuk na intereson që të jetë kjo opozitë. Duhet të jetë një opozitë që bën opozitën.

Njerëzit duan një forcë që u jep besim që do vijnë në pushtet. Unë i kam ndjekur në daljet televizive të tyre dhe askush nuk jep arsye pse do fitoj, por japin arsye se pse do humb PS.

I gjithë diskursi i tyre përgatitet për humbje. Është për tu habitur sepse këto janë zgjedhje lokale dhe askush nuk dëgjon se çfarë thotë qendra.”- tha Klosi.

Ndër të tjera Klosi në Top News, ka folur gjithashtu edhe për koalicionin ndërmjet Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës dhe LSI-së në zgjedhjet e pjesshme. Ai është shprehur se nuk ka patur asnjë habi, teksa priste pjesë të tyre dhe PD-në zyrtare.

“Do më habiste e kundërta, sepse ky koalicion është prej dekadash tashmë. Nuk e kuptoj pse nuk është dhe PD zyrtare brenda, sepse për ne do të ishte shumë  mirë t’i kishim të gjitha bashë.

Gara jonë nuk është me copat e opozitës por është me të gjithë së bashku. Ne e kemi ballafaqimin me hallet e qytetarëve.”- shtoi ndër të tjera Blendi Klosi./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT