“Në Lushnje kemi 9 kandidatë”/ Klosi për zgjedhjet: Nuk përmbyset Edi Rama as PS, ja me kë e kemi garën

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, në Top News, ka qenë sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

I ftuar në studio Klosi ka komentuar zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për bashkitë e vendit. Ai është pyetur për garën, kandidatët e PS-së dhe përballjen me konkurrencën.

“Në Bashkinë e Lushnjes kemi akoma sonadazhet e brendshme që po zhvillojmë. Kemi 9 kandidatë aty. Ne nuk e kemi garën me opozitën, e kemi garën se çfarë do t’u themi njerëzve dhe kjo është një testim i vërtetë zgjedhor. Eshtë PS forca që në bazë të vullnetit dhe strukturës së saj ka dhe pushtetin qendror dhe atë vendor.

Ky është një test me qytetarët aspak me kundërshtarët tanë. PS në këtë garë lokale ballafaqohet drejtëpërdrejt me qytetarin. Nuk përmbyset as Edi Rama as PS.”- tha Klosi ndër të tjera në Top News./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT