Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e Presidencës për t’u shtyrë me një ditë

Seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është shtyrë për të rinisur pas dy orësh, në orën 17:30. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e kuvendit për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërkohë që përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj kërkoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme, kërkesë kjo që u rrëzua nga trupa gjykuese.
Ndërkohë relatori i çështjes së shkarkimit të Presidenti Meta në Kushtetuese, Përparim Kalo i ka drejtuar mbi 30 pyetje maxhorancës, duke kërkuar sqarim për një serë çështjes proceduriale.
Kujtojmë se më herët Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, Bledar Dervishaj për përjashtimin e gjyqtarëve.