Koalicioni me Berishën, Xhixho shpjegon pozicionin e LSI: Basha i pabesueshëm me votat tona u bë kryebashkiak

Tashmë është zyrtare, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në koalicion me grupimin e demokratëve të ish-kryeministrit Sali Berisha në zgjedhjet për 6 bashkitë, duke nisur kështu edhe bashkëpunimin afatgjatë si opozitës. Shkëputjen me Bashën, Erisa Xhixho, deputete e LSI-së, në studion e Breaking e ka komentuar si normale, pasi sipas saj, kryedemokrati është i pabesueshëm.

Xhixho deklaroi se primaret e zhvilluara nga Berisha dhe grupimi i tij janë diçka për t’u përgëzuar. Ndërsa nuk ka hyrë të komentojë betejën brenda PD-së, edhe pse ngriti akuza ndaj Bashës se ka një koalicion me Ramën.

“Unë mendoj që kjo është një vendimmarrje brenda PD-së, besoj se anëtarësia e PD-së ka bërë zgjedhjet e veta, e ky është një diskutim brenda PD e nuk i futem fare. Basha përfaqëson interesat e një klani të ngushtë dhe ka bërë një koalicion me Ramën. Diskutimi brenda PD është i qartë dhe tregon se ku ishte pabesia e 25 prillit. Ne sakrifikuam shumë, dogjëm 19 mandate, nuk janë vota aq të thjeshta sa i marrin logot e partie, janë vota gjaku që u sakrifikuan për një kauz. LSI i besoi në mirëbesim lidershipit e këtij kampi opozitar duke mos marrë pjesë ne zgjedhjet lokale e kështu me radhë”, tha Xhixho.

Më tej ajo theksoi se “pas 25 prillit nuk ka pasur komunikim me Bashën e lidershipin e PD. LSI vjen në këto zgjedhje në mbështetje të një kauze të madhe që ka logon Shtëpia e Lirisë, ne kemi pasur sloganin ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pra Shqipëria ka nevojë më shumë për të fuqizuar demokracinë dhe votën e lirë. Mbështetje e madhe në 6 bashki për t’i rikthyer legjitimitetin pushtetit lokal. Edhe për ti dhënë mundësi edhe këtyre njerëzve në nivel lokal dhe i gjithë investimi jonë është qytetarëve ti japë zërin që iu mungon”.

Bashës, Xhixho i kujtoi se pa votat e LSI-së nuk do të kishte fituar bashkinë e Tiranës në vitin 2011.

“Çdo gjë që dëgjoj nga Basha për mua është i pabesueshëm, kam një marrëdhënie shumë agresive me mos mirënjohjen edhe ai e ka treguar ndaj LSI si aleat dhe pse ka përfituar nga kjo aleancë. Në 2011 ka qenë 23 mijë vota përcaktuese për bashkinë e Tiranës në zgjedhjen e Bashës si kryetar bashkie. Basha nuk ka më besueshmëri në opinionin publik. Mirë nuk më ka ardhur për të gjithë agresivitetin e akumuluar ndaj LSI, opinioni publik ballafaqohet me të vërtetat, duhet të flasim më shumë me qytetarët. Ne duhet të bëjmë opozitë dhe të flasim për problemet e qytetarëve. Ne jemi munduar të dalim nga debati i brendshëm në PD dhe të flasim për problemet e qytetarëve”, theksoi Xhixho në emisionin Breaking.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT