Banorët në protestë, Bashkia e Bajram Currit u “kufizon” ajrin e pastër, i jep dritën jeshile fabrikës së asfalto-betonit

Bashkia e Bajram Currit ka miratur kërkesën dhe i ka dhënë dritën jeshile një biznesi, i cili sipas banorëve do të shkatërronte jetën e tyre por dhe florën e faunën e zonës.
Bëhet fjalë për një fabrikë asfalto-betoni, e cila prek 5 fshatra të njësisë administrative Fierzë- Tropojë.
Mësohet se një ndërtim i tillë do të sillte dëme të shumta në jetën e banorëve, sepse gazrat e çliruar prej fabrikës që pritet të ndërtohet do të ndikonin drejtpërdrejtë në jetën e banorëve, duke u mohuar kështu edhe ajërin e pastër që u ka dhënë natyra.
Sipas banorëve, mësohet se këta të fundit kanë bërë dhe ankesa në rrugë institucionale por deri tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje dhe zëri i tyre nuk është dëgjuar.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga “Gazeta Shqip”, banorët kanë dalë në rrugë dhe janë duke protestuar për këtë ndërtimi i cili do të sillte shpërnguljen e tyre nga banesat ekzistuese./ Gazeta Shqip