“Berisha po i përdor demokratët”/ PD për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’: Berisha u strehua tek partia e Metës!

Partia Demokratike ka komentuar sërish koalicionin mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një reagim në Facebook, PD shkruan se sot Berisha u strehua tek partia e Ilir Metës, duke gjetur një mënyrë për të përdorur demokratët për interesat e tij personale.

Sipas selisë blu, Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër, dhe demokratët të distancohen nga farsa e Berishës.

Postimi i Partisë Demokratike:

Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave  personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te  partia e  Ilir Metës, e  po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.

Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT