Celibashi publikon videon: Kjo është mënyra si do të asgjesohen të dhënat personale të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar një video që shpjegon mënyrën sesi do të asgjesohen të dhënat personale në pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) dhe sistemin elektronik të identifikimit të votuesve të përdorur në zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi thotë se nga ana e KQZ është marrë çdo masë që procesi të jetë i sgurtë dhe që të përmbyllet brenda 10 ditëve.

“A e dini si do të jetë mënyra e asgjesimit të të dhënave personale në pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) dhe sistemin elektronik të identifikimit të votuesve (SEIV) të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit 2021?

Në videon e më poshtme, ju mund të shihni hapat që ndiqen për të rivendosur përsëri pajisjen në gjendjen fillestare. Nga ana jonë, është marrë çdo masë e nevojshme që procesi të jetë i sigurtë. Brenda harkut kohor të 10 ditëve, synojmë ta përmbyllim këtë process”, shkruan Celibashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT