Braçe gjen shkakun: Fajin për rritjen e çmimeve e kanë ndryshimet klimatike, gjithë janari ka qenë nën zero gradë

Deputeti Erion Braçe thotë se shkak për rritjen e çmimeve, janë ndryshimet klimatike.

“Ndryshimi i klimës po bën faturat tona më të shtrenjta!

Duke nisur nga fatura e energjisë per qytetaret, familjaret, shtetin.

Ne janar, thuajse te gjitha ditet ishin me temperatura nen zero, madje gjysmat e tyre me temperatura nen -3 grade;

Kjo është klima e ndryshuar.

28.5, 28.6, 28.7 GW arriti konsumi i energjise elektrike te hene, te marte e te merkure te javes qe shkoi, ditët më të ftohta!

Nuk eshte ndricim, eshte ngrohja!

Ne nuk e kemi rritur çmimin e energjisë si per familjaret, edhe per biznesin, po konsumi kaq i larte i energjise do e bej faturen e energjise per janarin me te madhe ne vlere;

Harxhojme me shume, paguajme me shume.

Kjo është klima që po rritet për faturat.

Ne ane tjeter, dimri i ftohte dhe i thatë, po kufizon burimet ujore e per pasoje burimet tona energjitike te varura prej ujit!

Kërkesa po rritet, oferta po zvogëlohet.

Ky eshte problemi;

Eshte shkaktuar nga ndryshimi disa vjeçar i klimës.

Na duhen burime te reja energjie, te pavarura nga uji dhe te drejtuara nga dielli dhe era; na duhet liberalizim tani per ti patur me shume energji;

Për të rritur ofertën në energji, për të kontrolluar faturat e qytetarëve, familjarëve”, shkruan ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT