PD sulmon kandidatin e Dibrës: Poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve

Partia Demokratike ka nisur sulmet ndaj kandidatit të grupimit Berisha për bashkinë e Dibrës. Me anë të një postimi nëpërmjet videos, PD-ja e cilëson caktimin e Premtim Kryemadhit.
“Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg”, thekson PD-ja në reagimin e saj.
Më tej demokratët theksojnë se “Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë. Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën”.