Bardh Spahia: Tentativa e PS për të rimarr Shkodrën e dështuar, fitorja krejtësisht e pamundur

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë kandidati për Bashkinë e Shkodrës nga Grupi i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Bardh Spahia.

Në fjalën e tij Spahia ka treguar se qeveria duhet të tregohet e vëmendshme për të gjithë qytetarët në çdo kohë dhe jo vetëm në muajin kur është përcaktuar për fushatë zgjedhore.

Sipas Spahisë në këtë kontekst fitorja e PS-së në Shkodër është e pamundur.

“Tentativa për të rimarr Bashkinë Shkodër vetëm në muajin e zgjedhjeve është e dështuar. Qeveria nuk mund të interesohet vetëm për zgjedhje ndërkohë që nuk ka patur një interes konstant.

Në këtë kontekst mendoj se fitorja e PS është krejtësisht e pamundur. Ka patur një farë arrogance dhe lufte nga qeveria qendrore dhe jo pa qëllim e përmend vazhdimisht qëndrimet e institucioneve kryesore në varësi nga qeveri. Atmosfera kundër qeverisë është konstante në Bashkinë e Shkodrës.”- tha Spahia në Top News/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT