PD akuzon: Për hallin e tij, Berisha iu nënshtrua Metës. Presidentit i duhen votat e demokratëve për pazar me Ramën

PD vijon akuzat kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe koalicionit të tij me LSI të quajtur “Shtëpia e Lirisë” me të cilin do të garojnë së bashku më zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën. 

Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të radhës 

Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën”, shkruan PD.

Koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, Basha e sheh si një përpjekje të Sali Berishës për t’i dorëzuar Ilir Metës Partinë Demokratike, ndërsa sipas tij votat shkojnë në favor të Metës për të bërë pazar me Ramën./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT