Lugina e Preshevës kërkon ti bashkohet Kosovës

Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në
100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht
çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i
bashkohen Kosovës.

Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit
kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të
planifikuara të fillojnë në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit të Komunal të
Bujanocit, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj
ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar. “Përfaqësuesit e popullit në
këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi
pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i
fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e
Bujanovcit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu.

Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e
themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet
dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës.

Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet
Prishtinë – Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga
Lugina, Sejdulla Kadriu.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT