“I burgosuri VIP ndërroi 4 psikologe, 2 prej tyre i la shtatzënë. I korruptonte se kishte…”

Gazetari Artan Hoxha tregoi mbrëmjen e kaluar një histori me një të burgosur VIP e mënyrën se si ai trajtohej në burg.

Duke mos përmendur emër, Hoxha tha gjatë emisionit ‘Opinion’ se i burgosuri VIP  ka ndërruar 4 psikologe, dhe në fund të takimeve me të, 2 prej tyre kanë mbetur shtatzënë. Hoxha thotë se ky është një rast skandaloz, se si personat që kanë detyra të rëndësishme, bëhen palë me të dënuarit.

“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg, kishte kërkuar psikologe, dhe unë mbaj mend se atyre iu ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë. Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, se para kishte”, tregoi Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT