“Kam ministrin mik”/ Si mashtroi i burgosuri i Rrogozhinës me Photoshop nga laptopi brenda qelisë

Gazetari Fatos Mahmutaj sot në emisionin “Zona Zero” në Top News, ka treguar disa nga “bëmat” e të burgosurve në Shqipëri.

Ai tregoi një rast unik ku një i burgosur në Rrogozhinë, me laptopin e tij brenda në qeli, kishte montuar me photoshop një foto sikur ishte shok i ministrit të drejtësisë në atë kohë, Aldo Bumçit.

“Tek një shtëpi ngjitur me burgun instaloi internetin dhe me ëi-fi futej në laptopin e tij brenda në burg dhe futej në faqet e institucioneve dhe gjen një foto të ministrit të atëhershëm të Drejtësisë tek një takim zyrtar, të Aldo Bumçit, dhe me photoshop heq kokën e personit tjetër dhe vendos kokën e tij.

Dhe pas disa ditësh kthehet nga leja, dhe u thotë atyre që nuk e dini ju që ministrin e kam shok fëmijërie.

Dhe të gjithë i rrinin gatitu në burg, se shok i ministrit, pastaj u tregoi si ishte e vërteta. Dhe në vend që të merreshin masa ndaj tij, ata i thonin aman hiq foton tënde dhe vendos foton time,” tha Mahmutaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT