“Ja kur filloi krisja…”, Kryemadhi plas ‘bombën’: Bardhit ia faktuam takimet me bandat e Elbasanit, nuk i kundërshtoi!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të forta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Ajo tha se është faktuar që Bardhi është takuar me bandat e Elbasanit dhe u ka kërkuar që 2 mandatet e LSI-së t’i kalonin PD-së, madje Sekretari i PD nuk e ka kundërshtuar.

Ajo tregoi se krisja me Lulzim Bashën filloi pas marrëveshjes së 5 Qershorit, ku Pd nuk donte ta firmoste, por LSI këmbënguli dhe ajo marrëveshje u firmos.

“Në foton që bëmë pas firmosjes së koalicionit me Bashën në 1 Mars duket që Gaz Bardhi është më i trishtuari. Takimet me bandat e Elbasanit të Gaz Bardhit ku 2 mandatet e LSI-së do të detyroheshin t’i çoheshin PD-së. U faktuan në takim dhe nuk e kundërshtoi. PD mandatin e Elona Gurit në qarkun e Durrësit ia dha Edi Ramës. Krisja filloi në marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi nuk donte ta firmoste. Ka qenë LSI që tha se do ta firmosim. Pasi u firmos kjo marrëveshje, e cila betonizonte 85% të vendeve të opozitës në Parlament, filloi krisja”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT