Kryemadhi e zbulon për herë të parë: Meta i tha Bashës “do shpërndaj Parlamentin dhe do të të çoj ty në zyrë si kryeministër”, kryedemokrati nuk pranoi

Kryetarja e LSI-së ka zbuluar për herë të parë një bisedë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ajo tregoi se Meta i tha Bashës se do të shpërndante Parlamentin dhe do ta çonte atë në zyrë si kryeministër, por kryedemokrati nuk ka pranuar.
Kryemadhi tha se ka dështuar në 25 Prill sepse i besoi Lulzim Bashës, pasi ky i fundit i nguli thikën pas shpine në 25 Prill.
“Unë kam dështuar në 25 Prill, unë i besova Lulzim Bashës. Ai ishte si puna e asaj viktimës që të troket në derë dhe thotë “hape se po më vrasin”, ti i hap derën për ta strehuar dhe ai të ngul thikën pas shpine. Unë besova te dikush që e kishte bërë shkollën jashtë, një elitë i shkolluar, besuam por nuk e kishim mnenduar.
LSI ka marrë drejtim tjetër. Nga LSI nuk largohem, por do jem pjesë e strukturës së GEN. Deri në momentin që LSI do jetë e gatshme për të hapur partinë, do jem kryetare. Zoti Meta i ka thënë Lulzim Bashës “do shpërndaj Parlamentin, hajde të të çoj ty në zyrë kryeministër dhe nuk pranoi”. Lulzim Basha do ta ketë në rresht kundër ditë për ditë Monika Kryemadhi”, tha ajo në Opinion.