Kryemadhi zbulon mesazhet me Bashën: Ai merr në telefon dhe qan, më tha se do fliste me Gazin

Monika Kryemadhi ka nxjerrë në studion e emisionit Opinion mesazhet që ka shkëmbyer me Lulzim Bashën para zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi kandidati i PD në Prrenjas bënte thirrje për të votuar Partinë Socialiste.
Sipa Kryemadhit, ajo ka folur me Bashën në telefon dhe ky i fundit ka “qarë” dhe i ka thënë se do të flasë me Gazment Bardhin.
Marsela Karapanço: Ku ndodhi krisja që u bëtë nga miq në armiq? Ju thatë që keni pasur një armik në krah.
Blendi Fevziu: Folët për Durrësin, por nuk na sqarove deri në fund çfarë ka ndodhur…
Monika Kryemadhi: Ky kandidat i PD që është këtu në Prrenjas, Lefteri, është ulur në kafe me Taulant Ballën para 2 ditësh. Nuk ka atakuar asnjëherë PS dhe Taulant Ballën, por përkundrazi bën thirrje votoni PS, vetëm LSI mos e votoni. Edhe në Prrenjas dhe Gramsh bashkëpunojnë kandidatët e PS me PD. Ngaqë ka Taulanti personale me LSI mendoj që kandidatët e PD të mos futen në luftën mes LSI e PS, thuaja Gazit se atij nuk i punon truri. Është ky mesazhi im me Lulzim Bashën më 19 Prill.
Blendi Fevziu: Si është përgjigjur zoti Basha?
Monika Kryemadhi: Z.Basha sigurisht që merr në telefon e qan, po flas unë me Gazin etj etj.
Blendi Fevziu: Kur nuk ka funksionuar në zgjedhjet e 25 Prillit, pse do funksionojë në zgjedhjet lokale? Të njëjtët njerëz të PD janë.
Monika Kryemadhi: Duke qenë LSI besnike, tha fajin e ka LSI në 25 Prill. Ai duke pasur LSI që dogji 19 mandate, që nuk ishin as të Monikës as të Petrit Vasilit po ishin mandate të tjera, ai përsëri ngriti të gjithë mediat kundër LSI.