Shqetësoheni se Meta mund të shpallet “non grata”? Kryemadhi: Të tregojë Basha me Bardhin pse nuk udhëtojnë drejt SHBA!
E pyetur nëse është e shqetësuar nëse Meta pas përfundimit të mandati si President mund të shpallet “non grata” nga SHBA, u shpreh se nuk e kishte fare problem, pasi këto janë vetëm fjalë që i ka nxjerrë Lulzim Basha.
Ajo kërkoi që vetë Basha të tregonte se përse së bashku me Gazment Bardhin nuk udhëtojnë drejt SHBA-së, ndërsa shtoi se Meta e ka vizën për në Amerikë, por nuk udhëton pasi ka bezdi udhëtimet me avion.
“Unë mendoj se zhëdhënesi i Ramës, Lulzim Basha, më mirë të tregojë pse nuk ikën vetë njëherë në Amerikë bashkë me Gaz Bardhin, pastaj të flasi do iki apo jo Ilir Meta. Ilir Meta e ka vizën 5 apo 10 vjeçare, por të jeni të bindur se Meta i ka shumë bezdi lëvizjet me avion.
Lulzim Basha ta lërë shtetësinë, të marrë atë hollandeze dhe të ketë mundësi të iki në SHBA. Por mund ta ndalojnë edhe atje, se mund të marrësh vizën amerikane dhe s’të lë ai i “Border Control”, tha Kryemadhi në Opinion.