Berisha mbërrin në Kuvend, mbështet hapur banorët e “5 Majit”

Sali Berisha ka mbërritur medistën e sotme në seancën e radhës në Kuvend, teksa ka shprehur hapur mbështetjen e tij për banorët e 5 Majit.
“Drama që zhvillohet sot në Tiranë ndaj të cilëve qeveria sillet si pushtuese, është dramë që ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Unë kam studiuar me vëmendje dokumentin që u ofrohet banorëve. Është absolutisht fund e krye mashtrim. Ai nuk përbën marrëveshje, pro thjesht një akt vetëdeklarimi para noterit. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti. Kërkon firmën e titullarit, Lal Plehut, ose personit të autorizuar”,-tha Berisha.
Kujtojmë se po sërish ditën e sotme banorët e lagjes “5 Maj” kanë protestuar teksa kanë paralajmëruar gjithashtu për një grevë urie./ Gazeta Shqip