PD i përgjigjet ashpër Berishës: U strehua tek LSI për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, por ja çfarë kërkon Meta

Partia Demokratike i është përgjigjur ditën e sotme deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bëjmë me dije se Berisha tha se Partia Demokratike i ka zgjedhur kandidatët e saj për 6 marsin duke iu referuar ato që u zgjodhën nga primaret e zhvilluara nga komisioni i Rithemelimit.

Në deklaratën e saj PD zyrtare  deklaron se kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit”, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët dhe thekson më tej se Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën.

Ndër të tjera theksohet se Berisha është strehuar tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’

“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT