Zbulohet kandidati i Bashës për kryetar bashkie në Dibër

Selia e PD ka publikuar edhe kandidatin e gjashtë për bashkitë në garë më 6 mars.

Dega e Partisë Demokratike në Dibër ka propozuar Luan Hakën si kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se rend dite do të jetë “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT