E FUNDIT/ Kryesia e PD miraton zyrtarisht 6 kandidatët për kryetar bashkie (EMRAT)

Kryesia e Partisë Demokratike pas 4 orësh brenda selisë blu ka vendosur përfundimisht kandidatët për zgjedhjet e “6 Marsit”.

Anëtarët e Kryesinë kanë miratuar emrat e propozuar nga degët e 6 Bashkive.

Në Bashkinë Shkodër do të garojë Xhemal Bushati;

Në Bashkinë Durrës, Luan Hoti;

Në Bashkinë Lushnjë, Indrit Sefa;

Në Bashkinë Dibër, Luan Haka;

Në Bashkinë Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi;

Në Bashkinë Vorë do të garojë Ymer Marku.

Të zgjedhurit e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet ishin emrat e fundit që nuk ishin zbuluar ende për publikun, ndërsa PS dhe Komisioni i Rithemelimit prej ditësh kanë zyrtarizuar edhe emrat e tyre.

“Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë,“-shkruhej ndër të tjera në njoftimin zyrtar të lëshuar nga selia e PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT