Berisha i del në krah Metës: Kushtetuesja nuk mund të përdoret si “hanxhar” për fjalën e lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se asnjë anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e meriton atë vend nëse merr vendim për “fjalë”.  Për Berishën është e pa pranueshme që të përdoret Gjykata Kushtetuese, si një hanxhar për të prerë fjalën e lirë.

“Dua të shprehem për procesin dhe është histori politike e turpshme. Evokim i nenit 55 të Kohës së Diktaturës. Kurrë GJK një akt të një parlamenti militantë nën diktatin e një njeriut që kërkon pushtet absolut, nuk duhet ta merrte në shqyrtim.

Të ndërmarrësh akt për Presidentin, shkarkimin, siç bëri parlamenti i shkuar, vetëm parlament nuk ishte. Po lexoja që Presidenti i Kroacisë do tërheq çdo ushtar edhe pse nuk kishte në Ukrainë. Ndërsa kryeministri thotë se mendova se po fliste ndonjë gjeneral rus. Por nuk mendojnë se për fjalën ta marrë nismën e shkarkimit” “

“Që gjykata të vendos duhen 5 vota. Një gjykatës që voton për deklarata publike, nuk e meriton atë vend. Le të thonë një mijë herë. Por për deklarata që janë bërë kjo shkon drejt ligjit të propagandës. Dhe nuk shkarkohet Presidenti nga kjo. Të përdorësh si hanxhar GJK për fjalën e lire”, deklaroi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT