“Po s’pata prova nuk flas”, Kryemadhi: Po përgatis dosjen për Lulzim Bashën dhe shpurën e vet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se po përgatit një dosje për kreun e PD, Lulzim Basha.
Ajo tha se Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera. Ajo madje tha se e kishte paralajmëruar Bashën duke thënë se nëse e tradhtonte nuk do i ndahej.
“Me prit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit evropian. Mua po më tradhtove nuk të ndahem. Po më tradhtove për allishverishe nuk ta fal. Çdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga çështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën” tha Kryemadhi tek “Të Pa Ekspozuarit”.