“7 taksa në çmimin e naftës”, Rama i përgjigjet qytetarit: Janë detyrime që nuk hiqen edhe po s’ngave makinë

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari i cili e pyet, në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, ku një litër naftë po tregtohet me 193 lekë. Komentuesi i shkruan Ramës se përse nuk i pyet këta 71 mijë qytetarë nëse duan reduktim të 7 taksave të përfshira në çmim.

Ndërsa kryeministri i përgjigjet duke thënë se nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës, por thotë se detyrimet janë njëlloj për të gjithë qytetarët që kanë makinë.

Komentuesi: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo t’u reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës e para dhe e dyta vendet e tjera me të cilat krahasojnë çmimet ata që flasin për taksat, ato që i kanë jashtë çmimit, domethënë o i paguan kur nget makinë, o i paguan edhe po se ngave makinën, mjafton të kesh makinë. Kështu që nuk do të ndryshonte gjë për xhepin e drejtuesve të automjeteve, sepse ato detyrime në një mënyrë a një tjetër nuk hiqen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT