Dënim apo pafajësi?! Sot vendoset fati i Saimir Tahirit

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit pritet që të jap vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pasi trupa dëgjoi palët në seancën e sotme plenare në orën 13:00 do të japë vendimin përfundimtar.

Kujtojmë se SPAK e akuzon ish-ministrin socialist Tahiri për veprat penale trafik të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale me grupin Habilaj.

“Jam i pafajshëm” tha Tahiri, teksa pretendon se Prokuroria nuk solli asnjë provë të re në apel.

Nga ana tjetër 8 vite burg kërkon SPAK dhe 3 vite mos të ushtrojë funksione publike për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT