Klosi: Berisha nën varësinë e Metës që do opozitën, Gjykata Kushtetuese të shprehet sa më parë

Për ish-shefin e SHIK, Fatos Klosi, presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese dhe për këtë Gjykata duhet ta shkarkojë.

Gjithsesi ai shpreet se Gjykata duhet ta thotë sa më parë mendimin e saj për këtë çështje, e cila do të shërbejë për të ardhmen si busull për mënyrën se si do të sillen presidentët në të ardhmen.

Këto qëndrime mbi situatën politike, Klosi i dha në emisionin Breaking në Top News.

“Për herë të parë po trajtohet kjo çështje. Termi të rënda është për t’u përcaktuar, nuk është përcaktuar prandaj është gjykata. Problemi nuk është i qartë, duhet vendim më i qartë i Kushtetueses, e shtyrja tregon se gjërat nuk janë të qarta. Por duhet të marrë një vendim për këtë, ai është shumë i rëndësishëm për të gjithë ngjarjet që do të ndodhin më vonë, jo për presidentin aktual. Duhet të përcaktohen se kush quhet shkelje e rëndë ose jo. Dhe kjo nuk është aq e thjeshtë prandaj po shtyhet. Unë shpresoj të hënën që gjykata të japë verdiktin e vet, se kjo do të ketë forcën e ligjit”, deklaroi Klosi.

Më tej ai theksoi se “për mua duhet të dhënë kjo normë, duhet ta japë se kush janë gjërat që lejohen ose jo. Por presidenti është rasti ekstrem, personazhi numër një i këtij shteti, nuk përfaqëson një grup njerëzisht dhe veten e tij, e për atë që ka bërë kanë qenë të rënda shkeljet. Megjithatë duhet ta thotë fjalën Gjykata Kushtetuese”.

Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, Klosi deklaroi se është hera parë që një parti nuk del me kandidatë, por i vihet në shërbim të një partie, një grupimi që përfaqësohet nga Berisha.

“LSI nuk është gjë tashmë, nuk ekziston. Për të e rëndësishme është e ardhmja se sa çfarë ka ndodhur në të ardhmen. Presidenca për Metën është e mbyllur, ai po shikon për të ardhmen e ai e ka zgjedhur rrugën e kompromisit, aleancën me Berishën. Skemë e vjetër, bashkëpunimi i tyre është i ri. Ky është një bashkëpunim nga një kondicionim i vështirë që kanë ata të dy. Berisha nuk ka zgjidhje se nuk ka parti, pra Berisha do të marrë borxh një parti. Merr PDK dhe merr Ilirin. Ai tenton të përfitojë nga kjo gjë dhe pretendon të bëhet udhëheqësi i opozitës. Derisa po e mban në varësi në partinë e tij. Precedent i ri, emri i një parti, e kandidatët e një partie tjetër, që nuk është parti se nuk e ka legalizuar gjykata”, deklaroi Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT