Dënimi i Saimir Tahirit, reagon ambasadorja amerikane Yuri Kim: Askush nuk..

Një reagim ka ardhur dhe nga ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas dënimit me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjete sociale diplomatja amerikane i bën apel institucioneve të drejtësisë që të demonstrojnë se askush, pavarësisht partive, pozitës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Ajo jep mesazhin që “nuk duhet të ketë më pandëshkueshmëri.

I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.

Tahiri pritet të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj në një burg të sigurisë së zakonshme. Ai ka të drejtë rekursi në Gjykatën e Lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT