Tahiri u bë “tym” nga vendimi/ “Çojini 2 paketa këtu, tashi direkt…”, kërkesa urgjente e avokatit Haxhia

“Çojini 2 paketa këtu, tashi direkt…”, dëgjohet që thotë avokati Maksim Haxhia pak para se të niste deklaratën për shtyp.

Me sa duket vendimi i Gjykatës ishte i papritur si për avokatin ashtu edhe Saimir Tahirin, i cili edhe pse me nënqeshje në fytyrë dukej i tensionuar.

Gjykata e dënoi me 5 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar ish-ministri i Brendshëm do vuajë 3 vite e 4 muaj brenda në qeli.

Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia, në një deklaratë për mediat e quajti vendim skandaloz dënimin e dhënë nga Gjykata.

Sipas Haxhisë, vetëm lindja dhe vdekja janë të sigurta në këtë vend, dhe tani do të kënaqen ata që pritën dënimin e Tahirit.

“Kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhet nga pikëpamja juridike se la të njëjtim vendim të shkallës së parë.

E di që do thonë ta detyron puna ta thuash, por ishte një vendim skandaloz. Vetëm lindja e vdekja janë të sigurta këtu.

Tani mund të kënaqen ata që donin arrestimin e Tahirit. Disa i thanë ik mos u paraqit fare sot, por Tahiri donte të vinte vetë, të dëgjonte vendimin,” tha Haxhia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT