Do ‘qëndrojë’ me ata që arrestoi, ku do flejë sonte Saimir Tahiri? Furgoni i policisë e çon te…

Ndoshta nuk ishte përgatitur për këtë finalizim, por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky vendim e çon direkt pas hekurave Tahirin nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri u transferua për në drejtorinë e Policisë me një furgon policie, dhe më pas ai do të transferohet në burgun 313.

Furgoni ishte vendosur në derën e pasme të gjykatës, në mënyrë që Tahiri t’i shmangej syrit të kamerave.

“Ju dua shumë të gjithëve. Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi“, shkroi Tahiri pas vendimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT