Kush është kuzhinieria shqiptare që “ushqen” të ftuarit e “Sanremos”, tregon personazhin i njohur që e ka shërbyer

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë kuzhinierja shqiptare Silvana Musej e cila po gatuan për të gjithë personazhet VIP të ftuar dhe pjesmarrës në Festivalin e Sanremos.

Në Top News Musej ka treguar se është duke përgatitur një sërë recetash, të konsultuara më parë edhe me stafin e saj, teksa e ka konsideruar grupin e punës si një familje që bashkëveprojnë për një qëllim.

Gjithashtu kuzhinierja shqiptare ka treguar se personazhi i njohur për të cili ka gatuar dhe i ka shërbyer gjithashtu ka qenë aktori dhe këngëtari i njohur italian Gianni Morandi.

Kush është kuzhinieria shqiptare që

“Jemi një grup, si familje. Ne po mundohemi të organizojmë në mënyrë sa më të mirë këtë edicion.

Gjëja më e veçantë që ka ndodhur është se kam qenë duke shërbyer pjatat tona jo vetëm duke gatuar. Emocioni më i veçantë që klienti e merr kënaqësinë direkt. Nuk kemi një recetë më të vështirë, sepse jemi konsultuar më parë për këtë gjë.

Personazhi më i famshëm që i kam shërbyer është Gianni Morandi.“– tha Silvana Musej.

Silvana Musej nga Kavaja është kuzhiniere profesioniste në Itali. Ajo jeton prej 23 vitesh në Piemonte dhe është zgjedhur të gatuajë për këngëtarët dhe të ftuarit e “Festivalit të Sanremos”, mes shefave më të mirë të kuzhinës italiane. Silvana është po ashtu fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT