“Njeri i llastuar që merr dhurata”, Meta për Bashën: Nuk është lider, ka tradhtuar çdo kauzë

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmend t’i japë Partinë Demokratike presidentit.

Ai tha se kryedemokrati Basha është një njeri i llastuar, i mësuar me dhurata, por tërësisht jashtë realitetit dhe për këtë arsye fundi i tij politik është i qartë, ndaj sipas Metës nuk është lider.

“Ai është mësuar vetë të marrë dhurata, është mësuar ti bëjnë dhurata dhe e ka mendjen aty. Është i llastuar dhe tërësisht jashtë realitetit dhe sigurisht që fundi i tij politik është i qartë. Një njeri që ka tradhtuar çdo kauzë. Një njeri që ka çuar vite mbrapa vendin duke asgjësuar opozitarizmin dhe duke i shërbyer si fasadë, herë me ekstremizmin e tij fals dhe herë me bashkëpunimet e hapura qeverisë në pushtet. Kam thënë që nuk është lider.”, u shpreh Meta në A2 Cnn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT