Rama krah SHBA për çështjen e Ukrainës, Yuri Kim: Agresioni rus kërcënon rendin ndërkombëtar, jo vetëm Europën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, lidhur me qëndrimin për çështjen e Ukrainës.
“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja në reagimin në Twitter.
Nga ana tjetër kujtojmë se kryeministri Edi Rama përmes një konferencë bëri të ditur se DASH ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkë-penëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Kjo do të thotë se e vendos Shqipërinë në pozita vendimmarrëse, ndërsa Rama shtoi se vendi ynë nuk do të sillet si fundit i kavallit që vetëm të aprovojë. Kryeministri u shpreh i emocionuar për këtë vendim të DASH dhe tha se është në vazhdën e mundimit për ta ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër. Ndërkohë sa i takon letrës publike të ambasadës ruse, kryeministri është shprehur indiferent./ Gazeta Shqip