Radhë kilometrike në kufirin Kosovë-Serbi, e qëllimshme nga serbët
Krijohen pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Korrespondenti i noa.al informon se momentalisht dhe përgjatë gjithë ditës, radhët kanë qenë shqetësuese në kufirin e dy shteteve.
Edhe autoritetet e pohojnë situatën. Departameniti i Policisë Kufitare të Kosovës i tha agjencisë noa.al se “se sot në pikëkalimin kufitar Merdare, ka filluar krijimi i kolonave dhe pritjeve të gjata si në hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi”.
Pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, edhe pse nga Kosova për në Serbi, në territorin tonë kolonat janë të gjata diku nga 200-300 metra, me pritje që zgjasin me nga 2-3 orë, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve po ashtu kolonat janë të gjata dhe pritet me orë të tëra.
Në bazë të informacioneve të pohuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe të cilat në mënyrë të qëllimshme po provokojnë situatë të rënduar në kufi.
Vlen të theksohet fakti se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar nga autoritetet serbe.
Policia e Kosovës sugjeron ndaj të gjithë qytetarëve që mundësisht të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këtë pikëkalim kufitare.
Konfirmohet se në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.