“Jemi krah NATO-s”, Yur Kim reagon pas deklaratave të Ramës: SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë, agresioni rus kërcënon rendin ndërkombëtar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklarëstës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.
Përmes një postimi në Twitter diplomatja amerikane shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.
“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja Kim.