Rrëzoi akuzën e grupit kriminal, kush është gjykatësi që dënoi për shpërdorim detyre ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri

Pas 5 vjetësh betejë ligjore, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënuar me 5 vjet heqje lirie nga apeli i GJKKO.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Tahiri parashikohet të  uaj 3.4 vite burg, por avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa dënimin e quajti të padrejtë.

Tahirit i janë vënë prangat dhe u shoqëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për tu dërguar më pas në paraburgim tek “313”.

Gjykata e gjeti fajtor Saimir Tahirin për lidhjet me kushërinjtë e largët, Habilaj, Moisiun dhe Artanin, duke e akuzuar për shpërdorim të detyrës.

Por cila ishte trupa gjyqësore që dënoi ish-ministrin?

Kryesuesi i trupës ishte Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalanë.

Megjithëse prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u qëndruan akuzave për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e shtatorit 2019 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënoi Tahirin me 5 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 3.4 vjet.

Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, pezullimi i dënimit për Tahirin u cilësua i pabazuar duke e çuar pas hekurave.

Engert Pëllumbi i komanduar në Gjykatën e Apelit të Vlorës në tetor të vitit të kaluar kaloi vetingun. Ai përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit.

Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës./DITA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT