Serbët paraqiten rrejshëm si viktima të një sulmi

Një çift serb në Grapcë të Klinës kanë lajmëruar policinë për gjoja të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tyre dhe sulm me gurë në xhamat e shtëpisë sot në orët e hershme të mëngjesit, por policia ka vërejtur mospërputhje në deklaratat e tyre si dhe mungesë të dëshmive në vendngjarje.

Policia e Pejës njofton se stacioni policor në Klinë, sot rreth orës 01:30 është njoftuar se në fshatin Grapcë komuna e Klinës ka të shtëna armësh dhe të plagosur.
Policia në vendngjarje kanë kontaktuar viktimën e rastit Radosh Magiq (1947)dhe gruan e tij si dëshmitare e rastit, Radomirka Magiq.
“Sipas deklarimeve të para verbale si viktima ashtu edhe dëshmitarja janë deklaruar se ata kishin vërejtur një automjet afër shtëpisë se tyre prej të cilit kishin zbritur tre persona me rroba të zeza dhe pastaj njeri prej tyre kishte shkrepur një here me armë zjarri-revole në drejtim të dritares së shtëpisë se tyre, ndërsa personi tjetër kishte gjuajtur me një guri, me te cilin duke e thyer xhamin e dritares e kishte lënduar viktimën”, thuhet në një njoftim të policisë.
Më pas, rreth orës 03:45 Njësiti i Hetimeve ka ndërmarrë veprimet operativo-hetimore lidhur më rastin ne vendngjarje.
Hetuesit kanë takuar disa prej banorëve të fshatit dhe asnjëri nga ata nuk kishte dëgjuar ndonjë krismë te armëve të zjarrit, apo të kishin vërejtur ndonjë automjet.
“Po ashtu edhe dëshmitarja Radomirka Magiq, gjatë dëshmisë së saj ka ndërruar rrëfimin për rastin. Më vonë gjatë marrjes së deklaratave me shkrim, viktima dhe dëshmitarja kanë deklaruar dhe ndërruar rrëfimin duke qartësuar se ata nuk kishin vërejtur asnjë automjet por kishte pasur një gjuajtje me armë. Po ashtu dëshmitarja ka ndërruar tregimin e saj, tani duke thënë se, edhe pse natë-terr ajo kishte mundur të vërej se njëri nga personat e dyshuar ka pasur këmishë të bardhë ndërsa dy të tjerët rroba të zeza apo hiri”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, nga këqyrja e vendin të ngjarjes, nuk është gjetur asnjë gëzhojë, predhë, apo dëmtim i shtëpisë nga arma e zjarrit, ndërsa viktimës së rastit i është dhënë i gjithë tretmani i duhur konform Ligjit Procedurës Penale dhe Parimeve dhe procedurave policore.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT