“Përfundon mbikalimi në rrugën e aeroportit të Kukësit”/ Rama nxjerr pamjet: Gati për përballuar flukset (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me disa pamje të publikuara nga rruga që të çon për në aeroportin e Kukësit.

Kreu i qeverisë thotë se ka përfunduar mbikalimi i kësaj rruge dhe është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.

“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT