Berisha sulmon kandidatin e Bashës: Luan Hoti kishte frikë dhe zgjodhi Lul Bravën, mos i hidhni votat në pusin e zi të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ardian Mukës si kandidat për kryetar bashkie në Durrës, nuk ka kursyer sulmet ndaj dy kandidatëve të tjerë, por më tepër është fokusuar te kandidati i PD-së, Luan Hoti.

Ai theksoi se Basha premtoi për tetë primaret, por bëri vetë zgjedhjet për tetë vite me radhë.

“Ai u zotua për mbrojtjen e votës, në vend të votës, u vërsul për karrigen e tij, e në një proces të manipuluar, pa ndërmarrë asnjë veprim asnjë qëndrim për dhunimin masive të votës, shpalli vetën të rizgjedhur. Ky degradoi në shkallën më ekstreme degradimin e votës, në momentin kur për faqen e tij më të zezë, mbarë shqiptarëve, se këtu në 1589 karrige janë 5400 vota. A ka fyerje e shkelmim më të rëndë për votën. Ndaj dhe ne filluam me lirinë e votës”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kandidati tjetër i djathtë Luan Hoti nuk guxoi të përballej me primaret, por preferoi të ishte kandidati i Lul Bravës.

“Ardi Muka është historia pozitive e këtij qyteti, njësoj si ju, ai nuk i është nënshtruar as presioneve të mafias. Unë i besoj plotësisht atij sepse e zgjodhët e i besuat ju. Asnjë kandidat në primaret që u zhvilluan nuk erdhën as nga komisioni, kryesia apo Sali Berisha dhe u votuan nga ju. Ju siguroj ju unë se dyert për primaren ishin të hapura plotësisht edhe për Luan Hotin, por Luan Luan Hoti nuk e donte votën dhe primaren, kishte frikë nga vota juaj. Jashtë votës suaj nuk e emëronin ne. Ai në vend që të vinte të votohej zgjodhi të jetë jo kandidati juaj, por i Lul Bravës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se çdo votë për kandidatin Hoti është votë për Ramën.

“Vota për kandidaten e PS dhe peshkaqenit më të madh që ka pasur Durrësi Gjush Dakës është vota më e humbur, është votë drejt të shkuarës, për varfërinë. Asnjëri të mos i lejojë vetes një gjë të tillë. Ai e dini se Lulzim Bashën se çfarë diskretitimi ekstrem ka pësuar, nuk gjen kurrë një ish-kryetar partie që të ketë pritur me gaz me blinde anëtarë të partisë së tij, që kishin derdhur lumë djerse për suksesin e tij. Vota për Lul Bravën është një lloj sikur ta hedhësh në një pus të zi, sepse është vetëm humbës e humbës. Nëse ka njeri në skenën politike shqiptare që këto 30 vite hyri dhe po del si humbës ky e ka emrin Lulzim Brava. Thirrja ime vëllazërore, çdo votë për Ardi Mukën, për kandidatin e koalicionit të fitores”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT