Maqedonia heq reciprocitetin me Kosovën
Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin për heqjen e taksës doganore me Kosovën për importin e ujit të ambalazhuar dhe për gypat e salduar, që ishte vendosur si masë reciproke pas vendimit të ministrisë së tregtisë dhe industrisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore për importin e çimentos prej 35 për qind.
Vendimi i është kumtuar Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha.
“Me shfuqizimin e këtij vendimi- gjegjësisht me heqjen e tatimit shtesë nga ana e qeverisë së Kosovës, i cili, vendim hyn në fuqi sot nuk do të paguhet tatim për çimenton prej 35 për qind. Në këtë drejtim është dhe vendimi i qeverisë së Maqedonisë, gjegjësisht tërheqja e masës së reciprocitetit për gypat e salduar dhe ujin e pijshëm që importohet nga Kosova, i cili, vendim hyn në fuqi nga dita e sotme. Me këtë eliminohen barrierat doganore në mes të dy shteteve duke lehtësuar bashkëpunimin në lëmin e tregtisë”, deklaroi Hoxha.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.