“Pandemia” e çmimeve/ Qeveria nuk ndërhyn, që nga shtatori shtrenjtimi nuk ndalet, qytetarët ankohen

Pas pandemisë që shkaktoi Covid-19-ta, duket se po përballemi me “pandeminë” e rritjes së çmimeve. Në vendin tonë nisi me rritjen e çmimit të bukës, shtatorin e vitit të shkuar, një efekt zinxhir që nuk po ndalet.

Çmimet e shportës janë rritur me 5000 lekë. “Çmimet lart e më lart, rrogat e pensionet poshtë e më poshtë. Ku po shkojmë? Është bërë buka mall luksi. Po blejmë gjysmën e atyre që blinim më parë. Nuk blejmë, ose marrim shume pak mish. Pyesni dhe për ilaçet, se edhe ato janë rritur. Lulelakra sot 2500 lekë. Molla nga 1000-1300 lekë. Është bërë tregu shih me sy e plas me zemër”, shprehen qytetarët për Top Channel.

Ndërkohë që disa ditë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se çmimet do të jetë të rritura përgjatë 6 muajve të vitit 2022. Qeveria duket se e ka të pamundur të ndërhyjë, duke theksuar se kjo nuk vjen si pasojë e situatës monopol, por për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë në nivelin botëror.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT